TreA

Ndërtim & Rikonstruksion

Keni një projekt për të realizuar? Na kontaktoni për ta diskutuar.

Na tregoni idenë tuaj — ekipi i TreA e kthen atë në realitet.

Kërko një ofertë
Interier
Ndërtim, projektim dhe menaxhim, nën një çati

Interier

Hapësira që ndihen po aq mirë sa duken.

Shërbimi i dizajnit të brendshëm të TreA fokusohet në krijimin e hapësirave moderne, të ngrohta dhe funksionale, të projektuara me kujdes për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës dhe punës, pa kompromentuar estetikën dhe stilin.

Ne mbulojmë çdo aspekt të procesit, nga organizimi dhe planifikimi i hapësirës, përzgjedhja e materialeve dhe konceptimi i ndriçimit, deri te përzgjedhja e mobilieve, elementeve dekorative dhe stilizimi përfundimtar.

Qoftë për përfundimin e një ndërtimi të ri, rinovimin e një banese ekzistuese apo përgatitjen e një prone për qira, ekipi ynë krijon ambiente harmonike dhe të personalizuara, të përshtatura me funksionalitetin dhe karakterin e pronës, si dhe me kërkesat dhe buxhetin e klientit.

Për pronarët e pronave me qira, ofrojmë gjithashtu paketa të dedikuara të dizajnit të brendshëm, të konceptuara për të rritur tërheqjen e pronës, përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe maksimizuar potencialin e saj për qira, në përputhje me kërkesat dhe tendencat aktuale të tregut.

Shërbime të plota, nga ideja te çelësat

  • Planifikim hapësinor dhe zgjedhje materialesh
  • Dizajn ndriçimi dhe blerje mobiljesh
  • Dizajn i brendshëm rezidencial dhe komercial
  • Paketa stilizimi për prona me qera
  • Koncepte dizajni sipas buxhetit
Kërko një ofertë

Ndërtim, projektim dhe menaxhim, nën një çati

Na shkruani në WhatsApp